“Është mik i madh i Ukrainës”, Klitschko i jep titullin ‘qytetar nderi’ i Kievit ish-kryeministrit britanik Boris Johnson

Ish-kryeministrit britanik Boris Johnson i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës Kiev ditën e sotme, teksa duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Johnson është një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne presim përsëri në Kiev për të dhënë këtë çmim të nderuar”, tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit, dhe megjithëse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com