“Është mirë të kthehesh në shtëpi”, Xhaka injoron Romën me postimin e fundit










E ardhmja e Granit Xhakës është kthyer në telenovelë të vërtetë pasi transferimi i tij tek Roma dukej më se i sigurt.

rrr

Por situata ka ndryshuar, dhe Xhaka me Arsenalin tani më duken të pandashëm. ‘’Topçinjtë’’ i kanë ofruar një kontratë të re dhe për pesë vite, dhe goli i shënuar kundër Çelsit në miqësoren e djeshme si duket e ka kthyer pllakën në favor të klubit londinez.

Vetë Xhaka me anë të një postimi në llogarinë e tij në ‘’Instagram’’ ka shuar të gjithë zërat e merkatos duke shkruar: ‘’Ndihem shumë mirë kur kthehesh në shtëpi’’. Një injorim total ndaj Romës ky e cila ka pothuajse dy muaj që pret një transferim të tij, por Murinjo duhet të kërkojë një alternativë tjetër në vend të Xhakës.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *