“Është shkatërruar thelbi i familjes”, vrasja e Liridonës që tronditi opinion publik, aktori: Po promovohen modele të llahtarshme

I ftuar këtë të mërkurë në studion e “Opinion” në News24 ishte aktori i njohur Laert Vasili.

Ky i fundit foli për ngjarjen tronditëse të ndodhur në Kosovë, ku Naim Murseli vrau në mënyrë makabre gruan e tij.

Ndër të tjera Vasili tha se në shoqëri po promovohen modele të “llahtarshme”, ndërsa shtoi se jetojmë në një vend ku femrat dhunohen.

[embedded content]

Sipas tij në Shqipëri është shkatërruar sistemi i arsimit, e po aq është shkatërruar thelbi i familjes.

“Një komb që dhunon femrën është shoqëri e sëmurë. Mungon kontrolli psikiatrik. Shihni gjykatat për të matur “temperaturën” e shoqërisë”, tha ai ndër të tjera duke thënë se po shohim që konfliktet janë brenda familjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts