“Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë”/ Mesazhi i ambasadorit të BE-së: Ka disa dosje të rëndësishme që…








soreca-2-648x450

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka theksuar se ka disa dosje të rëndësishme, që sipas tij, duhen trajtuar edhe me mbështetjen e qeverisë.

Në konferencën me temë “Roli i Institucioneve Vetëqeverisëse të Drejtësisë”, diplomati i lartë i BE-së u shpreh se vettingu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë sa më shpejt, duke shtuar se Reforma në Drejtësi duhet të jetë e pakthyeshme.

“Reforma ishte thelbësore për Shqipërinë dhe po jep rezultatet e para. SPAK ka çuar në gjykatë ish-kreun e Gjykatës Kushtetuese dhe po heton 23 të tjerë.

Reforma në Drejtësi duhet të përfundojë dhe institucionet e reja duhet të tregojnë lidership. Ka disa dosje të rëndësishme që duhen trajtuar. Qeveria ka detyrën t’ju mbështesë. Është urgjent që procesi i Vettingut të përfundojë sa më shpejt, por duke ruajtur integritetin e procesit. Kjo do të dojë zgjatje të mandatit të anëtarëve të KPK dhe komisionerëve. Reforma duhet të jetë e pakthyeshme.

Vetingu të vazhdojë, por duhet zgjatja e afatit të organeve të Vettingut, Por Kuvendi duhet ta konsultojë me të gjithë aktorët. Konsolidimi i Reformës në Drejtësi duhet të jetë kryefjalë.

Reforma në Drejtësi po sjell rezultate konkrete, të cilat ishin të paimagjinueshme, për shembull 23 procedime penale ndaj ish-gjyqtarëve të shkarkuar nga Vetingu, përfshirë ish gjyqtarë të Gjykatës së Larte dhe asaj Kushtetuese. Reforma në Drejtësi është dhe do të mbetet prioritet kyç për BE. Deri më tani janë investuar 55 milionë euro për Reformën”, tha ambasadori Soreca.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *