“Është zbuluar vetëm maja e ajsbergut”- Deputeti i PD publikon videon për skandalin e inceneratorëve: Nuk mund të bëhej pa mbështetjen e Ramës








Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka publikuar një video në lidhje me skandalin e inceneratorëve, ndërsa thotë se është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

inceneratore

Sipas deputetit demokrat, e gjithë kjo aferë korruptive prej 430 milionë euro nuk mund të bëhej pa  mbështetjen e Edi Ramës. Hetimet e para, thotë ai, i dhanë të drejtë Partisë Demokratike.

“430 milion euro është afera korruptive e inceneratorëve me dijeninë dhe mbështetjen e Edi Ramës.

Hetimet e para i dhanë të drejtë PD, por deri tani është zbuluar vetëm maja e ajsbergut.

17 procedura janë kryer brenda 24 orëve vetëm për të miratuar koncesionin për inceneratorin e Elbasanit. Këto procedura përfshijnë edhe  Arben Ahmetajn , Damjan Gjiknurin, Ëngjëll Agaçin, e shumë zyrtarë të tjerë. Por natyrisht, asgjë nuk do të mund të ishte bërë pa dijeninë dhe miratimin e Edi Ramës.

Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës. Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, shkruan deputeti.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.