Estonia ‘e shqetësuar’ për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia: Po punojmë me aleatët në kufi

estonia e shqetesuar per nje sulm te mundshem hibrid nga rusia po punojme me aleatet ne kufi

Ministri i Jashtëm i Estonisë është shprehur “i shqetësuar” për një sulm të mundshëm hibrid nga Rusia.

Margus Tsahkna, ministri i Jashtëm, në një intervistë për mediat e huaja tha se “Ka kërcënime hibride. Por ne kurrë nuk e dimë se çfarë lloj situate hibride mund të ndodhë. Ne kemi qenë dëshmitarë të tyre edhe më parë”.

Ai tha se Rusia mund të “testojë kufijtë” jo vetëm të Estonisë, por edhe ato të NATO-s dhe BE-së, me Talinin brenda të dy blloqeve. “Ne po vëzhgojmë me kujdes. Ne po punojmë shumë ngushtë me aleatët tanë në kufi”, shtoi më tej ai.

Estonia, ka qenë pjesë e ish- BRSS-së dhe ndan një kufi rreth 300 km me Rusinë. Lufta në Ukrainë ka rritur shqetësimet e sigurisë brenda vendit, me Talinin që i frikësohet një Rusie revizioniste.

Kërcënimet hibride përziejnë taktika ushtarake dhe joushtarake, mjete të fshehta dhe të hapura. Ato përfshijnë dezinformimin, sulmet kibernetike, presionin ekonomik, vendosjen e grupeve të armatosura të parregullta dhe përdorimin e forcave të rregullta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts