Estonia kërkon që Turqia t’i thotë ‘po’ Finlandës në NATO

15:10 16/05/2022

Ministria e Jashtme është shprehur se kundërshtimi i Ankarasë do të ndikojë në stabilitetin e aleancës ushtarake           

Estonia shpreson për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes midis Turqisë, Finlandës dhe Suedisë për anëtarësimin e vendeve nordike në NATO. Ministrja e Jashtme e Estonisë, Eva-Maria Liimets për “Reuters” është shprehur se tre vendet duhet t’i kapërcejnë këto dallime me bisedime të drejtpërdrejta.

“Qasja e përgjithshme dhe atmosfera në takimet tona këtu në Berlin kanë qenë shumë mbështetëse, sepse ato vende kanë qenë partnerë prej kohësh të NATO-s. Ne kemi ushtruar së bashku në misione të huaja, kemi pasur bashkëpunime të ndryshme me ato vende dhe ato janë demokraci të krijuara prej kohësh, të cilat realisht do të forconin edhe sigurinë, duke u bërë anëtare do të ndihmonin edhe në forcimin e sigurisë së përgjithshme të zonës transatlantike”.

Turqia i ka befasuar aleatët e saj duke thënë se kishte rezerva për anëtarësimin finlandez dhe suedez. Analistët shprehen se nëse se rezervat e Turqisë kundër anëtarësimit të dy vendeve nordike në NATO do të vijojnë, kundërshtimi i Ankarasë do të bllokonte procesin e anëtarësimit.

Eva Maria Liimets u shpreh gjithashtu se mjedisi i përgjithshëm i sigurisë në rajon do të rritet dhe veçanërisht rreth Detit Baltik.

Ankaraja tha se donte që të dy vendet të ndalonin mbështetjen për grupet militante kurde që kanë një prani në territorin e tyre dhe të heqin ndalimet për disa shitje të armëve në Turqi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *