Etrit Berisha drejt Serisë A, skuadra italiane interesohet edhe për Strakoshën






Etrit Berisha pritet në Serinë A. Paraqitjet me SPAL-in kanë mjaftuar që emri i portierit të Kombëtares të përfundojë në listën e klubeve në elitën e futbollit italian, edhe pse skuadra e tij nuk ia doli që të sigurojë një vend në zonën e sipërme të tabelës (për një pikë) ku të mund të provonte shanset në fazën “play off”.

strakosha-dhe-berisha-770x470

BISEDIMET

Mediat pranë qytetit të Ferrarës kanë bërë me dije se në adresë të portierit shqiptar ka ardhur një interesim konkret nga Bolonja. Largimi i mundshëm i Skorupskit ka bërë që Berisha të jetë një prej emrave me të cilin drejtuesit e Bolonjës të nisin bisedimet. Me çfarë ka treguar këtë sezon, duket se te Bolonja janë të kënaqur me profilin e portierit kuqezi dhe për këtë, në ditët në vazhdim, mund të ketë zhvillime. Berisha është në kontratë me SPAL-in, por vetë skuadra e Serisë B do të shtynte që një transferim i tillë të kryhej.

Arsyeja? Kostoja e lartë e rrogës që Berisha merr te SPAL dhe nevoja e këtij klubi për të ulur shpenzimet, duke qenë se nuk ia doli që të sigurojë një vend në Serinë A. Për këtë, duket se Berisha është i tepërt në projektin e ri të SPAL -it, diktuar pikërisht nga financat në klub. Berisha paguhet 1 milion euro neto nga skuadra e SPAL -it dhe kontrata e tij me këtë skuadër skadon në qershor 2022.

SHQIPTARËT

Me sa duket, skuadra e drejtuar nga Sinisha Mihajloviç është e fiksuar me shqiptarët. Dy ditë më herët, në mediat italiane u bë me dije se Bolonja kishte shprehur interesime për Tomas Strakoshën, një tjetër shqiptar i cili pritet të ndërrojë ambient në fund të këtij sezoni. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e portierit 32-vjeçar të Kombëtares, por pritet që me shumë gjasë të vijojë sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit italian, në Serinë A.

OLSI TUJANI-PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *