“Euro 2020″/ Sakrifica e çmendur, kush është ylli i Anglisë që luajti me brinjë të thyera në 3 ndeshjet e fundit








Mbrojtësi i majtë i Anglisë, Ljuk Shou, ka luajtur me brinjë të thyera në “Euro 2020” në tri ndeshjet e fundit kundër Ukrainës, Danimarkës dhe Italisë. Ylli i Mançester Junajtidit ishte një prej më të mirëve në skuadrën e Garet Sauthgejtit këtë verë, duke shënuar edhe golin në finalen kundër Italisë dhe dhuruar 3 asiste në 6 ndeshje.

Shou

Por, sipas “The Telegraph”, 26- vjeçari është dëmtuar kundër Gjermanisë në 1/8- at dhe ndeshjen çerekfinale kundër Ukrainës, Danimarkës në gjysmëfinale dhe finalen me Italinë, i ka luajtur me fraktura në brinjë, duke shtrënguar dhëmbët për skuadrën. Mbrojtësi vijon të jetë me pushime dhe Mançester Junajtid do ta vizitojë atë me t’u rikthyer në grumbullim.

Vetëm atëherë do të kuptohet nëse ai do të humbasë ndonjë ndeshje të sezonit që për “Djajtë e Kuq” nis më 14 gusht, me javën e parë kundër Lidsit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *