Sot do të luhen edhe dy takimet e fundit çerekfinale për të kompletuar tabelën e gjysmëfinales së EURO 2020.
Në orën 18:00 në stadiumin “Baku Olympic Stadium”, të Bakusë do të zhvillohet ndeshja Çeki-Danimarkë.
Të dyja kombëtaret do të tentojnë kualifikimin ku kanë treguar që të dyja këto skuadra kanë qenë surprizat e këtij Europiani me paraqitjet e tyre.
Në orën 21:00 në stadiumin “Olimpico” të Romës do të luhet takimi, Ukrainë-Angli.
Do të jetë një sfidë që premton spektakël dhe me dy kombëtaret që do të kërkojnë te jenë me çdo kusht në gjysmëfinale.
SFIDAT ÇEREKFINALE TË EURO 2020 –
ÇEKI-DANIMARKË | 18:00
UKRAINË-ANGLI | 21:00
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al