Euro, kokainë dhe armë/ Goditet banda shqiptare e trafikut të drogës në Itali, 17 të arrestuar, momenti kur policia i vë në pranga (VIDEO)

euro kokaine dhe arme goditet banda shqiptare e trafikut te droges ne itali 17 te arrestuar momenti kur policia i ve ne pranga video
euro kokaine dhe arme goditet banda shqiptare e trafikut te droges ne itali 17 te arrestuar momenti kur policia i ve ne pranga video

17 persona janë arrestuar në Itali. Banda kishte në përbërje shqiptarë, afrikanë, italianë dhe holandezë. Pesë prej tyre janë lënë në arrest shtëpie. Mediat italiane bejne me dije se grupi trafikonte kokainë nga Holanda drejt Italisë duke e fshehur në makina të modifikuara posaçërisht.

Grupi kishte baza në Bergamo, Trescore, Balenario dhe Montello. 24 kg kokainë janë sekuestruar, 300 mijë euro cash dhe një armë. Në operacion morën pjesë rreth 100 policë.

Historia

12 persona (një prej të cilëve i gjurmuar në Holandë) u transferuan në burg dhe pesë të tjerë iu nënshtruan detyrimit të vendbanimit, siç urdhëroi gjyqtari hetues i Gjykatës së Bergamos. Operacioni i quajtur “Fontanella 2019” kishte nisur në shkurt 2019. Bazat operacionale të trafikut të kokainës ndodheshin në zonën e Bergamos dhe në provincën e Monzas dhe Brianzas. Droga ka mbërritur në Itali nëpërmjet korrierëve. Gjatë hetimeve u sekuestruan 24 kilogramë kokainë, e cila do të jepte deri në dy milionë me pakicë, por edhe një armë dhe para të gatshme për 300 mijë euro. Sot janë sekuestruar edhe 33 kilogramë hashash dhe 4.5 kilogramë kokainë, si dhe para të gatshme me origjinë të paligjshme për mbi 60 mijë euro.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts