Eurodeputeti austriak për ‘non-papers’: Ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl duke u ndalur tek çështja e ‘non-papers’, në të cilin parashikohet që veriu i Mitrovicës të jetë pjesë autonome e Serbisë dhe komunave me shumicë serbe t’u jepen kompetenca ekzekutive.

Mandl tha se ka forca që dëshirojnë ta ndajnë Evropën.

“Asgjë, ato nuk zgjojnë interesim për mua dhe punën parlamentare time. I nxis të gjithë zyrtarët që të bazohen në ‘letra’ dhe jo në ‘jo-letra’. Ka shumë dokumente duke përfshirë raportin për Kosovës në PE tek të cilat duhet të bazohemi. Duhet ta kuptoni që ka forca që duan ta ndajnë Evropën. Duan të na ndajnë. Një përpjeke e tillë në këtë fushë janë “non-papers”. Ne nuk duhet të futemi në lojën e ‘nonpapers’, por duhet të mbështetemi në dokumente, argumente, fakte dhe shifra. Ka zyrtarë të besueshëm në Kosovë, Serbi e BE- dhe të bazohemi në dëshirën për mirëkuptim dhe paqe. Këto ‘nonpapers’ kërkojnë të kundërtën, nuk e duan lirinë, paqen e mirëkuptimin, por duan të na lëndojnë dhe të na ndajnë”, tha ai në Kanal 10.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *