
23:09 14/12/2022
Kërkon më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen, merren në pyetje të dyshuarit e tjerë
Eurodeputetja greke Eva Kaili, e akuzuar për marrje ryshfeti nga Katari, vend mikpritës i Kupës së Botës, në përpjekje për të ndikuar politikëbërjen e Bashkimit Europian, do të qëndrojë në paraburgim në Belgjikë deri në zhvillimin e seancës dëgjimore më 22 Dhjetor, thanë prokurorët.
Kaili, e cili së bashku me zyrtarë të Katarit ka mohuar çdo keqbërje, duhej të dilte para gjykatësve së bashku me tre të dyshuar të tjerë të mërkurën. Por avokati i saj Michalis Dimitrakopoulos tha se ajo kishte kërkuar më shumë kohë për t’u përgatitur.
Tre të dyshuarit e tjerë të arrestuar dhe të akuzuar javën e kaluar ndërkohë u morën në pyetje siç ishte planifikuar nga një trup gjykues prej tre anëtarësh.
Partneri i Kailit, Francesco Giorgi, i cili është një ndihmës parlamentar, do të qëndrojë gjithashtu në paraburgim, ashtu si edhe Pier Antonio Panzeri, një ish-deputet dhe themelues i një organizate jofitimprurëse, tha zyra e prokurorisë, duke përdorur inicialet e tyre.
Niccolo Figa-Talamanca, sekretari i Përgjithshëm i një organizate për sundimin e ligjit, u lirua nga paraburgimi, por do të mbajë një byzylyk monitorues.
Të arrestuarit e tjetër Giorgi, Figa-Talamanca dhe Panzeri apo avokatët e tyre nuk mund të kontaktoheshin për të komentuar vendimin. Organizatat jofitimprurëse me të cilat ata punojnë nuk iu përgjigjën gjithashtu kërkesave të dërguara me e-mail për të komentuar rastin.
Klan News