Eurokomisioneri: Imuniteti i tufës mund të arrihet në Korrik

20:00 28/03/2021

Imuniteti i tufës kundër koronavirusit mund të arrihet deri në mes të Korrikut. Shpresëplotë për këtë është Komisioneri i Bashkimit Europian për Tregun e Brendshëm, Tierri Breton, i cili thotë se brenda kësaj periudhe do të sigurohen 420 milionë doza vaksinash.

Në një intervistë televizionet franceze, Breton tha sezoni turistik i këtij viti mund të shpëtohet. Synimi, sipas tij është që të paktën të arrihet kuotat e turistëve në vendet europiane të jenë në nivelin e vitit të kaluar, që pavarësisht frikës, rezultoi të mos ishte edhe aq i keq, ndonëse shumë larg kohëve të mëparshme.

Ndihmë për lehtësimin e udhëtimeve këtë vit pritet të japë edhe certifikata e vaksinës. 420 milionë doza janë të mjaftueshme për të imunizuar me të paktën 1 dozë popullsinë në gjithë vendet e Bashkimit Europian që numëron rreth 450 milionë banorë në total.

Ekspertët thonë se për arritjen e imunitetit të tufës nevojitet imunizimi i 70% të popullsisë për të frenuar ritmet e përhapjes së infeksionit. Megjithatë ekziston frika që me valën e tretë mund të qarkullojnë edhe mutacione që kapërcejnë kufijtë e mbrojtjes së vaksinave aktuale.

Tv Klan









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *