Europa feston në heshtje nga frika e Omicron-it

europa feston ne heshtje nga frika e omicron it
europa feston ne heshtje nga frika e omicron it

17:10 01/01/2022

Shmangen fishekzjarret për të mos shtuar presionin në spitale

Përhapja me ritme të paprecedenta e Omicronit e bëri natën e ndërrimit të viteve nëpër Europë më pak të zhurmshme se vitet e kaluara. Shumë qytete të mëdha të kontinentit nuk e pritën me fishekzjarre këtë moment, në përpjekje për të shmangur grumbullimet masive dhe incidentet gjatë këtyre ngjarjeve, për të frenuar shtimin e presionit në spitalet e mbingarkuara me pacientet me COVID. 

I tillë ishte edhe rasti i Parisit ku grumbullimet e mijëra njerëzve në sheshet kryesore nuk munguan, ndërsa shfaqjet e fishekzjarreve ishin tepër të kufizuara.  Të kufizuara ishin edhe spektaklet e fishekzjarreve në Berlin, Barcelonë e Athinë.

Në Londër, kulla e Big Benit tingëlloi sërish pas 4 vitesh mungesë për shkak të restaurimit. Edhe në Britaninë e Madhe, fishekzjarret ishin tepër të kufizuara.

Megjithatë, fishekzjarret nuk munguan në Nju Jork, ku atmosfera nuk dukej si në mesit e pandemisë, me mijëra njerëz të mbledhur në sheshe.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts