Europa gati të rinisë vaksinimin me AstraZeneca

13:03 17/03/2021

Macrone Draghi: Inkurajuese deklarata e EMA-s për sigurinë e vaksinës

Camilla, dukesha britanike e Cornwall dhe bashkëshortja e trashëgimtarit të fronit, Princit Charles, tha se kishte marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.

Ajo i’u shtua zërave që po bëjnë thirrje për të mos parë me skepticizëm vaksinën e AstraZeneca-s.

“As që pyeta çfarë vaksinë ishte. I urrej aq shumë injeksionet sa mbylla sytë dhe nuk pyeta”, tha ajo.

Pasi rregullatori europian EMA u deklarua plotësisht i bindur se përfitimet e vaksinës tejkalojnë çdo rrezik, Franca dhe Italia po përgatitën të heqin pezullimin e tyre për vaksinën e AstraZeneca-s.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi janë zotuar të rifillojnë menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca.

Një deklaratë nga EMA se nuk kishte asnjë shenjë që vaksina kishte shkaktuar mpiksje gjaku u përshkrua nga Macron dhe Draghi si inkurajuese.

Shtatëmbëdhjetë vende europiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine gjatë ditëve të fundit.

Në përgjigje të shqetësimit se pezullimi mund të ngadalësojë edhe më tej ritmin e imunizimit në kontinent, Komisioni Europian u ka kërkuar qeverive të ndalojnë uljen e rezervave të vaksinave.

Klan News









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *