Europa kritikon Ankaranë për shpalljen non grata të ambasadorëve

14:40 25/10/2021

Qeveritë europiane shprehin shqetësim për raportet diplomatike me Turqinë

Vendimi i autoriteteve turke për të shpallur 10 ambasadorë të huaj si persona non grata është “i pakuptueshëm” dhe “për të ardhur keq” kanë thënë qeveritë evropiane.

Lidhur me këtë vendim të Ankarasë Berlini duket i shqetësuar për dëbimin e ambasadorëve.

Jemi të shqetësuar dhe hutuar nga paralajmërimet e Presidentit turk. Nuk ka pasur asnjë njoftim zyrtar nga pala turke. Ne jemi në konsultim të ngushtë me partnerët që janë prekur nga këto kërcënime“, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane Steffen Seibert.

Ndërsa kryeministrja finlandeze Sanna Marin u shpreh se “ky është një reagim i ashpër” nga Erdogan. Ajo e cilësoi si një situatë për të ardhur keq dhe tha se vendet evropiane kërkuan lirimin e filantropistit Osman Kavala pasi është e rëndësishme të respektohen vendimet e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut .

Kryeminisrja finlandeze nënvizoi se Helsinki është i angazhuar për dialog me zyrtarët turq dhe ishte duke pritur për informacione të mëtejshme nga Ankaraja përpara se të dilte në një përfundim.

Edhe zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano e ka dënuar ashpër vendimin e fundit të qeverisë turke.

Kavala është në burg që prej vitit 2017, pasi akuzohet se ka financuar protestat mbarëkombëtare të vitit 2013 dhe për përfshirje për grushtshteti në vitin 2016 por ai i ka mohuar akuzat.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *