Europa lehtëson masat anti-Covid

11:20 21/03/2022

Shumica e masave anti-Covid në Gjermani po lehtësohen, pavarësisht numrit në rritje të rasteve. Mbajtja e maskave do të mbetet e detyrueshme gjatë përdorimit të transportit publik, në spitale dhe azile, por jo në dyqane, restorante dhe shkolla. Lehtësimi i masave në Gjermani vjen pas një debati të nxehtë parlamentar pasi situata shëndetësore vijon ende të jetë problematike.

Një rritje rastesh po vihet re edhe në vende të tjera europiane si Austri, Holandë, Zvicër dhe Francë. Austria po shqyrton mundësinë e uljes së kohëzgjatjes së karantinës për shkak të mungesës akute të infermierëve dhe personelit mjekësor. Në Francë, shumica e kufizimeve u hoqën të hënën e kaluar, duke përfshirë detyrimin për të mbajtur maskën në ambiente të mbyllura.

Ndërkohë në disa prej vendeve nordike, ku pothuajse të gjitha kufizimet janë hequr, numri i rasteve ka rënë ndjeshëm. Disa ekspertë shëndetësorë janë skeptikë dhe thonë se rënia mund të lidhet me mungesën e testimit.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.