Europa ‘magnet’ për azilkërkuesit, shënohet numri më i madh i kërkesave që prej fillimit të pandemisë

Bashkimi Europian ka regjistruar kërkesat më të larta për azil që nga fillimi i pandemisë.  Rreth 45.000 kërkesa u paraqitën në Bashkimin Evropian, Norvegji dhe Zvicër deri në korrik.

Shifrat paraprake u njoftuan sot nga Zyra Evropiane për Mbështetjen e Azilit. Në qershor, rreth 40.600 persona aplikuan për status mbrojtjeje. Agjencia me bazë në Maltë llogariti që aplikimet u rritën në veçanti nga Afganistani.

Një muaj para rënies së vendit nën talebanët radikal islamikë dhe javët dramatike të evakuimeve, ato ishin rreth 7.300, ndërsa në qershor, 6.000 afganë aplikuan për azil në BE, Norvegji dhe Zvicër.

”Shumica e aplikacioneve vazhdojnë të vijnë nga Siria (rreth 8 500)”, sipas EASO.

Që nga dhjetori 2020, megjithatë, hendeku në mbërritjet që vijnë nga Siria dhe Afganistani është ngushtuar me shpejtësi.

Nga rreth 45.000 azilkërkues, 2.200 ishin të mitur të pashoqëruar. Aplikimet nga të miturit e pashoqëruar nuk janë regjistruar në numra të tillë që nga nëntori 2016.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *