Europa më shumë të vaksinuar se të infektuar

22:20 30/04/2021

Nga java e kaluar ranë ndjeshëm infektimet e reja

Kafenetë, baret dhe restorantet do të hapen në Francë ndërsa nga muaji i ardhshëm do të do të hiqet tërësisht dhe ndalim qarkullimi gjatë natës. Presidenti Emmanuel Macron synon ta rihapë tërësisht vendin nga 30 Qershori.

Plani i tij ka si objektiv hapjen e vendit në katër faza, duke nisur me kthimin e nxënësve në shkolla, hapjen e muzeve e kinemave. Edhe pas 30 Qershorit, klubet e natës do të mbeten mbyllur.

Shkalla e incidencës shtatë ditore të infeksioneve për 100 000 banorë është 300 në Francë, ndërsa situata në njësitë e kujdesit intensiv mbetet e rëndë.

Dhe jo vetëm Franca. Në përgjithësi në Europë sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, është konfirmuar se ka më shumë persona të vaksinuar plotësisht kundër COVID-19, sesa të infektuar.

“Kanë kaluar 462 ditë që kur janë raportuar infeksionet e para në Europë. Që atëherë, virusi është përhapur në 5,5 % të popullsisë së përgjithshme të Eurpës, ndërsa 7 % janë vaksinuar plotësisht”, tha Drejtori Rajonal i OBSH-së në Europë, Hans Kluge.

Nga java e kaluar Europa po shënon rënie të ndjeshme të infeksioneve të reja, megjithatë OBSh-ja paralajmëroi se ngarkesat e rasteve mbetën jashtëzakonisht të larta.

Ekspertët thonë se numri i vërtetë i infeksioneve është shumë më i lartë se numri zyrtar. Sipas OBSH-së, rreth 215 milionë doza vaksinash janë administruar deri më tani në Europë, kurse rreth 16 % e popullsisë ka marrë të paktën një dozë.

Klan News

Për rezultatet e zgjedhjeve 2021 vizitoni rezultatet.tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *