Europa ndez dritat e festave nën masat e kursimit

[embedded content][embedded content]

16:07 28/11/2022

Qytetet ulin shkëlqimin

Pavarësisht krizës energjetike dhe masave të kursimit, kryeqytetet europiane nuk e kanë lënë mangët dekorin vezullues të festave të fundvitit. Muzeu Kombëtar i Historisë së Natyrës ka krijuar një park të veçantë këtë fundviti, ku janë shfaqur figura gjigante të ndriçuara të gjallesave dhe bimëve që në natyrë janë të vogla.

Pamjet përrallore i shtohen dekorit të ndriçuar të kryeqytetit francez, që nuk mungon as këtë vit në bulevardin qendror Champs Elysee, edhe pse jo me shkëlqimin e viteve të kaluara.

Atmosfera festive ndihet edhe në Pragë, ku pema e Krishtlindjes vezullon në qendër të qytetit. Kursimi i energjisë, këtë fundviti ka prekur vetëm fasadat e ndërtesave.

Dekori i Krishtlindjeve është rikthyer edhe në Talin, ku mungesa e ndriçimit në fasadat e ndërtesave natën, është zëvendësuar me videoprojeksione gjatë natës, që konsumojnë më pak energji. Këto dy kryeqytete të Europës Lindore janë goditur më rëndë nga kriza energjetike për shkak të varësisë së lartë nga Rusia.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *