“Europa në aksion”, Presidenti i KE nxjerr hartën, asnjë avion nuk fluturon mbi Bjellorusi

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michuel ka nxjerrë hartën që tregon se asnjë avion nuk fluturon me Bjellorusi pasi BE mirato sanksionet ndaj vendit për arrestimin e gazetarit kritik Roman Protasevich.

Në sanksionet që ndërmori, BE nuk e lejon më Bjellorusinë të përdorë hapësirën ajrore të vendeve anëtare si dhe të mos ulë asnjë avion në aeroportet europiane.

Kjo masë duket se është zbatuar menjëherë dhe qielli i Bjellorusisë del i pastër, të paktën nga fluturimet e vendeve të BE.

Gazetari Roman Protasevich vijon të qëndrojë në paraburgim pas arrestimit teksa BE dhe SHBA i kërkojnë Bjellorusisë ta lirojnë atë.

Bjellorusia detyroi një avion të Ryanair të linjës Greqi-Lituani të ulet me detyrim në Minsk me justifikimin se autoritetet bjelloruse kishin marrë një alarm për bombë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *