Europa vuan rritjen e çmimit të energjisë, Rusia djeg sasi të mëdha të gazit natyror

10:31 26/08/2022

Teksa Europa po përballet me rritje të lartë të çmimit të energjisë elektrike, Rusia po djeg sasi të mëdha të gazit natyror.

BBC raporton se uzina ruse pranë kufirit me Finlandën po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë Dollarë çdo ditë. Ekspertët thonë se gazi që Rusia po djeg do të ishte eksportuar më parë në Gjermani.

Por ka edhe një shqetësim tjetër. Shkencëtarët thonë se vëllimet e mëdha të dioksidit të karbonit dhe blozës të çliruara nga djegia e gazit natyror mund të përkeqësojnë shkrirjen e akullit në Arktik.

“Rstad Energy” tregon se rreth 4.34 milionë metra kub gaz digjen çdo ditë. Djegia bëhet në një fabrikë të re të gazit natyror të lëngshëm, në veri të Shën Petërsburgut.

Të parët që sinjalizuan se diçka po ndodhte ishin qytetarët finlandezë pranë kufirit me Rusinë, të cilët vunë re një flakë të madhe në horizont në fillim të kësaj vere. /tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *