Kombëtarja u-17 e femrave ka nisur rrugëtimin për në Kampionatin Europian të futbollit “Bosnje-Hercegovinë 2022”.
Këtë rrugëtim, Shqipëria e drejtuar nga Agustin Kola, e nisi me një fitore fantastike, përballë Azerbajxhanit në “Elbasan Arena”, me rezultatin 1-0.
Ajo që vendosi në këtë takim ishte sulmuesja, Klaudia Borci, e cila me golin e saj në minutën e 37’, i dha tre pikët kombëtares tonë.

Gjithsesi takimi vazhdoi të dominohej nga ana e vajzave kuqezi, por rezultati nuk ndryshoi.
Në sfidën tjetër të grupit 3, të ligës B, Skocia triumfoi me rezultatin e thellë 9-0 përballë Maqedonisë së Veriut. Kjo sfidë u luajt në stadiumin “Egnatia” të Rrogozhinës.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al