Evakuimet nga Mariupol nuk kanë gjasa të rifillojnë

19:19 05/03/2022

Kuptohet se evakuimet nga Mariupol dhe Volnovakha nuk do të ndodhin sot, pas një armëpushimi të dështuar, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.

Më herët, këshilli i qytetit të Mariupolit raportoi se bombardimet kishin vazhduar, ndërsa banorët përgatiteshin të niseshin me autobusë në orën 11:00 me orën lokale.

“Ne mbetemi në dialog me palët për kalimin e sigurt të civilëve nga qytete të ndryshme të prekura nga konflikti,” tha në një deklaratë Kryqi i Kuq.

“Skenat në Mariupol dhe në qytete të tjera sot janë tronditëse. Çdo iniciativë nga palët që u jep civilëve një pushim nga dhuna dhe i lejon ata të largohen vullnetarisht për në zona më të sigurta është e mirëpritur.”

Ukraina thotë se plani ishte për të evakuuar 200,000 njerëz nga Mariupol dhe 15,000 njerëz nga Volnovakha në total. Kryqi i Kuq ishte garantuesi i përkohshëm i armëpushimit./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts