“Evakuimet nga spitalet në Gaza, detyrë e pamundur”

evakuimet nga spitalet ne gaza detyre e pamundur

evakuimet nga spitalet ne gaza detyre e pamundur

10:41 15/10/2023

Izraeli u ka bërë thirrje banorëve të Gazës që të largohen nga veriu i territorit përpara një ofensive të pritshme tokësore. Megjithatë, Dr Natalie Roberts, drejtoresha e shoqatës bamirëse Médecins Sans Frontières UK, thotë se evakuimi i personave në spitalet në Rripin e Gazës është një detyrë e pamundur.

“Nuk ka ku të shkojnë gjithsesi. Spitalet në jug janë plotësisht të mbingarkuar dhe nuk ka energji elektrike në të gjithë Rripin e Gazës tani”, tha Dr Roberts.

IDF postoi në “X” këtë mëngjes për të njoftuar njerëzit në Gaza për një rrugë të sigurt që mund të përdornin, duke nisur nga Beit Hanoun në veri drejt Khan Younis në jug. Por Dr Roberts thotë se hapësira po bëhet një problem në rajonet jugore të Gazës.

“Ka një ndjenjë, jo vetëm dëshpërimi, por edhe paniku. Askush nuk e di nëse ata do të lejohen të kthehen në shtëpi më pas.”

/tvklan.al




evakuimet nga spitalet ne gaza detyre e pamundur

Të ngjashmeBurimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne :bopta sotwww.botasot.al

Spread the love

Similar Posts