
20:20 28/08/2021
SHBA fillon tërheqjen e trupave nga Aeroporti i Kabulit
Trupat amerikane kanë filluar tërheqjen e tyre nga aeroporti i Kabulit, tha Pentagoni të shtunën, ndërsa përpjekjet e evakuimit nga kryeqyteti afgan kanë hyrë në fazën përfundimtare. Presidenti JoeBiden dërgoi 5,800 trupa amerikane që të siguronin Aeroportin Ndërkombëtar Hamid Karzai, ku operacioni evakuimit ajror do të përfundojë të martën. Ndërsa një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se në aeroport kishin mbetur më pak se 4,000 trupa, zëdhënësi i Pentagonit John Kirby u konfirmoi gazetarëve se tërheqja kishte filluar.
Mori fund ndërkaq edhe misioni i trupave britanike. Ambasadori britanik në Afganistan, Laurie Bristow, tha se trupat e vendit të tij evakuuan pothuajse 15 mijë qytetarë afganë dhe britanikë gjatë dy javëve të fundit. Forcat e Armatosura të Britanisë tani po përgatiten të largohen dhe do të marrin me vete një numër të vogël shtetasish afganë në fluturimet e mbetura këtë fundjavë.
NdĂ«rkohĂ« Franca po zhvillon diskutime me talebanĂ«t nĂ« lidhje me situatĂ«n humanitare dhe evakuimin e mundshĂ«m tĂ« njerĂ«zve nĂ« rrezik. Presidenti Emmanuel Macron tha tĂ« shtunĂ«n nĂ« njĂ« konferencĂ« shtypi nĂ« Bagdad, se Franca po punonte gjithashtu me Katarin pĂ«r tâu hapur rrugĂ« evakuimeve edhe pas 31 Gushtit.
Macron tha gjithashtu se Franca do tĂ« mbajĂ« trupat nĂ« Irak si pjesĂ« e operacioneve antiterrorizĂ«m pĂ«r aq kohĂ« sa do tâi duhet qeverisĂ« irakiane, pavarĂ«sisht nĂ«se Shtetet e Bashkuara vendosin apo jo tĂ« tĂ«rhiqen.
Klan News
Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al