Evakuohen 16 mijë persona në 24 orë nga Kabuli

[embedded content]

15:00 24/08/2021

Talebanët refuzuan të shtyjnë afatin përtej 31 Gushtit

Rekord evakuimesh nga Afganistani në 24 orët e fundit. Vetëm amerikanët larguan përmes aeroportit të Kabulit mbi 10 mijë njerëz, shumica ish-bashkëpuntorë të NATO-s dhe afganë që refuzojnë regjimin e talebanëve. 

Gati 6 mijë të tjerë u evakuuan nga trupat e partnerëve të tjerë perëndimorë si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca e Spanja.

Aleatët intensifikuan operacionet e evakuimit, pas shqetësimit të shprehur veçanërisht nga Britania e Madhe se është i pamundur evakuimi i të gjithë shtetasve të huaj dhe bashkëpuntorëve afganë brenda 31 Gushtit, duke kërkuar shtyrje të afatit.

Por talebanët refuzojnë, duke e konsideruar shtyrjen e afatit, zgjatje të pushtimit të NATO-s.

Liderët e vendeve të G7-ës do t’a diskutojnë këtë të martë propozimin e Kryeministrit Boris Johnson, që pavarësisht se nuk përjashtohet si mundësi nga Presidenti amerikan Joe Biden, ka pak gjasa të ndodhë. Londra ka paralajmëruar se shumë bashkëpuntorë afganë do të mbeten në Afganistan në pamundësi për t’u evakuuar brenda afatit, duke rrezikuar të bien pre e persekutimit nga talebanët.

Aeroporti i Kabulit mbetet i rrethuar nga turmat që presin me dëshpërim të ikin nga vendi. Por talebanët po përpiqen të bindin njerëzit të mos largohen, si ky militant.

“Ku është identiteti ynë? Ku iku nderi, dinjiteti… Sot ne nuk punojmë dot, nuk mundemi të fitojmë para. Prandaj nuk i lemë më këtu amerikanët dhe shërbëtorët e tyre. Nuk duam që të tjerët të grabisin pasuritë e Afganistanit, thesarin tonë”.

Prej 15 Gushtit, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë evakuuar rreth 50 mijë persona.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *