Evakuohen 27 mijë persona në 24 orë nga Kabuli

19:38 24/08/2021

G7: Largimi i sigurtë, kusht për marrëdhëniet me talibanët

Situata në Afganistan mblodhi bashkë këtë të martë në një takim virtual liderët e G7, të cilët u angazhuan për një përpjekje të përbashkët për të garantuar largimin e të gjithë të huajve dhe atyre qytetarëve afganë që duan të largohen nga vendi.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, udhëheqësit e G7 bënë thirrje për “qetësi dhe përmbajtje për të garantuar sigurinë e afganëve dhe personelit ndërkombëtarë që janë nën rrezik”.

Kryeministri britanik Boris Johnson pas këtij takimi, theksoi se udhëheqësit e G7 ranë dakord gjithashtu për një udhërrëfyes për “mënyrën sesi vendet perëndimore do të angazhohen” në marrëdhëniet e tyre me talibanët. Ai tha se kalimi i sigurtë i atyre që duan të largohen është kushti kryesor i vijimit të kësaj marrëdhënie.

Ndërkohë që një pjesë e liderëve të G7 kanë dallime sa i përket 31 Gushtit i vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si afati i fundit për tërheqjen e plotë nga Afganistani. Britania e Madhe ka këmbëngulur për shtyrjen e këtij afati dhe garantimin e evakuimit përtej 31 Gushtit, ndërsa Shtëpia e Bardhë konfirmoi edhe një herë vendosmërinë për t’u larguar nga Afganistani brenda Gushtit.

Kundër shtyrjes së këtij afati janë shprehur edhe talibanët, të cilët nëpërmjet një zëdhënësi të tyre bënë të ditur se kjo do të sillte zgjatje të pushtimit të NATO-s. Gjithashtu ai bëri të ditur afganët nuk do të lejohen të shkojnë në Aeroportin e Kabulit për shkak të situatës kaotike.

Pavarësisht situatës 24 orëshi i fundit shënoi një rekord evakuimesh nga Afganistani. Nëpërmjet avionëve që niseshin çdo 45 minuta vetëm amerikanët larguan përmes aeroportit të Kabulit mbi 21 mijë njerëz, shumica ish-bashkëpunëtorë të NATO-s dhe afganë që refuzojnë regjimin e talibanëve. 

Gati 6 mijë të tjerë u evakuuan nga trupat e partnerëve të tjerë perëndimorë si Britania e Madhe, Gjermania, Italia, Franca e Spanja.

Pjesë e grupit të personave të larguar nga Afganistani ishte edhe ekipi kombëtar i futbollit të grave, evakuimi i të cilit u bë falë mbështetjes së qeverisë australiane.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *