Evakuohen mijëra afganë në Itali e Gjermani

15:55 23/08/2021

Rriten tensionet mes kaosit në aeroportin e Kabulit

Ky është avioni i radhës që mbërriti gjatë orëve të fundit në Romë me 250 refugjatë afganë, pjesë e kontigjentit të atyre që bashkëpunuan me forcat e NATO-s gjatë luftës 20-vjeçare të Afganistanit.

Ditët e fundit, në këtë vend kanë mbërritur rreth 500 shtetas afganë, nga 2500 në total që pritet të shpëtohen nga trupat italiane që ndodhen aktualisht atje.

Ndërsa trupat gjermane, deri tani kanë evakuuar 1800 bashkëpuntorë afganë të NATO-s krahas pjesëtarëve të stafeve diplomatike. Evakuime po kryejnë edhe vende si Spanja, Franca e Britania e Madhe.

Por krahas afganëve që kanë bashkëpunuar me ta, trupat e këtyre vendeve po shpëtojnë edhe bashkëpuntorë të amerikanëve, të cilët nuk do t’i strehojnë në vendet e tyre por pritet t’i sjellin në vende si Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut me të cilat Shtetet e Bashkuara kanë marrëveshje strehimi deri në përfundim të procedurave që u japin atyre statusin e azilantit.

Operacionet e evakuimit po vonohen pasi përreth aeroportit të Kabulit, situata bëhet dita ditës më e rrezikshme. Një ushtar afgan u vra pas orës 4 të mëngjesit të kësaj të hëne, gjatë përleshjes me disa persona të armatosur ende të paidentifikuar.

Ndërsa në fundjavë 20 persona humbën jetën të shtypur nga turmat kaotike, teksa talebanët e kanë ende të pamundur të vendosin nën kontroll situatën.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *