Evis Kushi, takime me drejtues të Institucioneve Arsimore të ZVAP Shkodër: Kujdes për masat dimërore









Ministrja e Arsimit Evis Kushi zhvilloi një takim me drejtues të Insitucioneve Arsimore dhe punonjës të ZVAP Shkodër. Kushi kërkoi nga drejtuesit e shkollave që të tregojnë kujdes maksimal për ngrohjen e nxënësve. 

evsi8s

“Kërkova që kujdesi i drejtuesve të shkollave të jetë maksimal, si ndaj zhvillimit të procesit mësimor, ashtu edhe për krijimin e një mjedisi sa më miqësor e të ngrohtë për nxënësit tanë,”- shkruan ministrja në statusin e saj në Facebook.

“Gjatë takim u diskutua rreth shqetësimeve të stafeve arsimore dhe zgjidhjeve nëpërmjet bashkëpunimit sa më të ngushtë të çdo hallke të sistemit arsimor. Ministrja Kushi duke folur për elemente të buxhetit të vitit të ardhshëm, dha lajmin e mirë se këtë vit do të ketë buxhet të dedikuar për pajisjen e shkollave me laboratorë Kimie, Biologjie, Fizike, dhe TIK, për tu ardhur në ndihmë mësuesve dhe nxënësve të shkollave”, thuhet në njoftim.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *