Evropa e “mbërthyer” nga COVID-19, ja sa raste të reja janë regjistruar në Francë e Poloni gjatë 24 orëve të fundit

Numri i infektimeve dhe viktimave nga COVID në Evropë ka një trend rritës. Në Francë, gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 19.749 persona të infektuar.

Nga ana tjetër për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 15 qytetarë.

Mesatarja shtatë-ditore tani është 44 vdekje të lidhura me koronavirusin në ditë.

Janë 1339 persona në kujdes intensiv me COVID në spitalet franceze, 6 rritje në 24 orët e fundit.

Zëdhënësi i qeverisë Gabrial Attal tha për mediat se vala e pestë po fillon me shpejtësi rrufeje.

Ndërkohë Polonia raportoi 18.883 infeksione të reja të koronavirusit të dielën, sipas medias lokale Polskie Radio, 31% më shumë nga 14.448 një javë më parë.

U regjistruan 41 vdekje të tjera, nga 382 vdekjet e djeshme, që i dha Polonisë numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë të shtunën pas Rusisë.

Vendi ka mbajtur një trajektore në rritje të rasteve që nga fillimi i tetorit.

OBSH ka paralajmëruar për një përshpejtim shqetësues të infeksioneve evropiane COVID nëse nuk ndërmerren masa urgjente.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *