“Evropa humbi një politikan të shquar”/ Kryeparlamentarja Nikolla mesazh ngushëllimi: David Sassoli ishte zëri i Shqipërisë në BE








Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në mesazhin ngushëllues, Nikolla Thotë se Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, ndërsa Shqipëria humbi nje mik te mire.

Lindita Nikolla-kryetarja-Parlamentit

“Jam thellësisht e dëshpëruar  për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli. Evropa humbi një politikan e shtetar të shquar, Parlamenti Evropian liderin e tij vizionar, Shqipëria humbi një mik të madh, të rrallë e të çmuar, që ishte, siç u shpreh Ai vetë në takimin që patëm para një muaji, “zëri i Shqipërisë brenda BE-së”. Ngushëllime familjes! Pushofsh në paqe, i dashur David!”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj.Lindita Nikolla.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.