Evropa ka gati tetë milionë doza të papërdorura të AstraZeneca

Evropa ka gati tetë milionë doza të vaksinës AstraZeneca të papërdorura, tregojnë të dhënat e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Kjo është më shumë se gjysma e numrit të përgjithshëm të dozave të shpërndara në vendet evropiane, tregojnë të dhënat.

Ajo tregon se 14,851,497 doza janë shpërndarë, ndërsa 6,895,411 janë përdorur – duke lënë 7,970,323 doza të papërdorura.

Vetëm Lituania ka përdorur të gjitha vaksinat që i kishte porositur muaj më parë.

ECDC vë në dukje se shteteve anëtare u kërkohet të ngarkojnë të dhëna të paktën dy herë në javë, kështu që mund të ketë një vonesë në raportim.

Thënë këto, shumë shtete evropiane duke përfshirë Gjermaninë, Italinë, Spanjën dhe Francën kanë pezulluar dhënien e vaksinës së AstraZeneca.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *