Evropa me investim rekord 42,8 miliardë euro në energjinë e erës

Evropa investoi 42,8 miliardë euro në ferma të reja të erës në vitin 2020, shuma e dytë më e lartë vjetore e regjistruar, pavarësisht sfidave nga pandemia e COVID-19, tregon raporti nga “WindEurope”.

Sipas raportit, Financimi dhe Trendet e Investimeve në Industrinë Evropiane të Energjisë së Erës në vitin 2020, investimet në fermat e energjisë së erës në det të hapur shënuan një rekord prej 26,3 miliardë eurosh, duke financuar 7,1 gigavat (GW) të kapacitetit të ri në det të hapur.

Investimet në fermat e reja të energjisë së erës në tokë arritën 16,5 miliardë euro, duke financuar 12,5 GW të kapacitetit të ri në tokë.

“Shifra prej 26,3 miliardë eurosh në investimet e energjisë së erës në det të hapur ishte një rekord i ri. Megjithatë, shifra prej 16,5 miliardë eurosh në investimet e energjisë së erës në tokë ishte shuma më e ulët që nga viti 2017”, zbuloi raporti, duke shpjeguar se kjo ishte kryesisht për shkak të vonesave në lejimin ferma të reja të erës në tokë në shumë vende të Evropës.

Raporti konfirmon se energjia e erës mbetet një investim tërheqës me mjaft financa në dispozicion për investime në këtë sektor.

Megjithatë, “WindEurope” doli me një këshillë në raport për domosdoshmërinë e harmonizimit të planeve të rimëkëmbjes ekonomike të BE-së dhe vendeve me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane për të ndihmuar përshpejtimin e transicionit në një sistem energjetik me karbon të ulët.

Britania investoi më së shumti në Evropë

Sipas raportit, Mbretëria e Bashkuar investoi më së shumti në fermat e reja të energjisë së erës në vitin 2020, me 13,5 miliardë euro, e ndjekur nga Holanda me investime prej 7,9 miliardë eurosh.

Shuma rekord e investuar në Mbretërinë e Bashkuar ishte kryesisht rezultat i 9,4 miliardë eurove në financim për atë që premton të jetë ferma më e madhe në botë e energjisë me erë, për fazat A dhe B të Dogger Bank, e vendosur midis 130 kilometra dhe 190 kilometra nga bregu verilindor i Anglisë.

“Kjo do të lejojë gjenerimin e 2,4 GW nga ferma me energji të erës 3,6 GW, parku më i madh i energjisë së erës në Evropë deri më tani”, shpjegon raporti.

Përveç investimeve të mëdha të Mbretërisë së Bashkuar dhe Holandës, Gjermania investoi 2,2 miliardë euro dhe Franca investoi 1,8 miliardë euro, investimi më i madh i energjisë së erës në tokë, megjithëse këto shuma ishin më të ulëta se në vitet e mëparshme.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *