Evropa mes valës së tretë të Covid-19

21:22 21/03/2021

Mbi 26 mijë infektime në Poloni, Greqia kërkon mjekë vullnetarë

E gjithë Evropa po përballet me një situatë të vështirë prej një tjetër rritjeje të shifrave të koronavirusit, që tregon se vala e tretë e infektimeve tashmë ka nisur. Në 24-orëshin e fundit, Polonia zuri vendin e dytë në renditjen evropiane për infektimet ditore me COVID-19 me mbi 26 mijë raste.

Prej tre ditësh, në vend numërohen mbi 20 mijë raste të reja, një nivel i njëjtë me kulmin e valës më të fundit që u arrit në Nëntor. Prej më shumë se një jave, në kryeqytetin Varshavë dhe në zonat më të populluara të vendit po aplikohen masa bllokuese.

Shifra të larta edhe në Francë, ku po ashtu rajonet më të populluara përfshirë Parisin, po aplikojnë kufizime të ashpra të lëvizjes së qytetarëve. Nivele të larta infektimesh edhe në Greqi, ku ezaurimi i plotë i terapisë intensive detyroi qeverinë t’u kërkojë ndihmë spitaleve private me shtretër. Deri më tani 60 mjekë vullnetarë u janë përgjigjur thirrjes për ndihmë nga qeveria teksa nevojiten minimalisht 200.

Kancelarja gjermane Angela Merkel pritet të zgjasë kufizimet edhe për muajin prill për shkak të shtimit të infektimeve ditore. Nivelin më të lartë të infektimeve ditore në botë vijon ta ketë Brazili me mbi 80 mijë raste, ku numri i vdekjeve vijon të jetë mbi 2 mijë në ditë për shkak të ezaurimit të terapisë intensive.

Tv Klan









Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *