Evropa përballet sërish me zjarre masive

18:25 17/08/2021

E rëndë situata në Spanje, Francë dhe Greqi

Prej 4 ditësh, Spanja po përballet me një situatë emergjente nga qindra zjarre që kanë përfshirë vendin. Më i rëndi i gjithë sezonit konsiderohet ai pranë qytezës së Avijës, rreth 120 kilometra në perëndim të Madridit.

Me mijëra banorë janë evakuuar deri më tani, pasi flakët kanë përpirë me qindra shtëpi në zonat e banuara mes pyjeve. Flakët kanë shkrumbuar mbi 15 mijë hektarë. Vatrat po ushqehen jo vetëm nga temperatura rekord të larta prej 48 gradësh por edhe nga erërat e fuqishme, të cilat gjenerohen edhe nga vetë mikroklimat e krijuara nga zjarret masive dhe kjo po ua vështirëson punën mbi 1 mijë efektivëve zjarrfikës të angazhuar për të vënë nën kontroll vatrat, mes të cilëve 140 janë personel ushtarak.

Një vatër e madhe zjarri ka shpërthyer në pyjet e lokalitetin bregdetar të Varit në rajonin jugur francez Kot d’Azur. Mbi 3 500 hektarë pyje janë shkrumbuar, ndërsa autoritetet kanë evakkuar qindra banorë nga zonat e rrezikuara.

Në të dy vendet nuk ka pasur viktima. Sakaq, një tjetër vatër zjarri është aktivizuar prej të Hënës rreth 6 kilometra në jug të Athinës në zonën e Lavriosë, duke përfshirë edhe disa ndërtesa. Kjo vatër shpërtheu vetëm pak ditë pasi ekipet e emergjencës vunë nën kontroll zjarret katastrofike në periferitë veriore të kryeqytetit grek.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *