“Evropianët e njohin luftën vetëm përmes ‘Netflix’”/ Kryeministri Rama flet për vonesat në mbërritjen e afganëve: Shtetet e vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar










Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “The Sunday Times” ka folur për strehimin e afganëve në Shqipëri. Teksa sqaron vonesat për mbërritjen e tyre, ai thotë se shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar.

rama-talebane

Më tej ai shprehet se është shumë e vështirë për të larguar afganët dhe qytetarë të tjerë nga Afganistani.

“Duket se nuk ka një koordinues atje, nuk ka një qendër të përbashkët operacionesh, nuk ka asgjë, vetëm secili për veten.  Shumë shtete po kërkojnë një pikë kontakti të përbashkët, e lëre më organizatat humanitare që nuk e dinë kujt t’i drejtohen. Ende nuk ka asnjë mënyrë për t’i kaluar njerëzit nëpër porta nëse nuk jeni një shtet i madh, madje edhe për shtetet e mëdha duket mjaft e çrregullt.  Kjo është arsyeja pse të gjitha organizatat janë të bllokuara. Shtetet e mesme ose të vogla nuk janë në gjendje të evakuojnë njerëzit siç ishte planifikuar. Ndryshe nga shumë vende të tjera evropiane“, shprehet kryeministri Rama.

Teksa kujton Shqipërinë e viteve ‘90, kreu i qeverisë shprehet se ‘ne kemi qenë afganë 30 vite më parë’.

“Për shqiptarët konflikti, uria dhe shpërngulja ishin përvojë në kujtesë. Për ne, lufta ka qenë shumë e vërtetë. Ne kemi pasur luftë në derën tonë. Ne kemi parë njerëz të vrarë dhe kemi pasur njerëz që njohim që janë vrarë.

Për ne është shumë e qartë.  Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Evropianët e njohin luftën vetëm përmes Netflix-it, kurse për shqiptarët ishte e gjitha reale.

Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë dhe ne duhet të jemi atje si të tjerët për ne”, shtoi ai.

Prej një javë në vendin tonë pritet të mbërrijë avioni i parë me rreth 300 afganë, të cilët do të strehohen përkohësisht në Shqipëri pasi talebanët morën pushtetin në Afganistan.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *