Facebook bllokon faqen e Presidentit Maduro

22:04 27/03/2021

Faqja në Facebook e Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro është bllokuar për 1 muaj për shkak të shkeljeve të përsëritura lidhur me dezinformimet që ka bërë për Covid-19.

“Për shkeljet e përsëritura të rregullave tona, ne do të bllokojmë faqen për 30 ditë, kohë gjatë së cilës vetëm do të mund të lexohet”, tha një zëdhënës i Facebook.

Siç raporton Reuters, Maduro kishte publikuar një lloj kure që e konsideroi si “mrekulli” për të mjekuar sëmundjen e Covid-19, si dhe kishte promovuar mjekime të tjera të pa provuara më parë

Këto shkelje ishin të përsëritura nga ana e Presidentit të Venezuelës, të cilat Facebook i konsideron lajme të rreme dhe dezinformime. Për këtë arsye, Facebook hoqi edhe një video nga faqja e Maduros si dhe e bllokoi për 1 muaj.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, që nga fillimi i pandemisë Venezuela ka regjistruar 155 mijë të infektuar me Covid dhe 1500 viktima. /tvklan.al









Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *