Facebook dhe Google planifikojnë shtrirjen e dy kabllove të internetit nënujorë në Azinë Juglindore

14:22 29/03/2021

Facebook dhe Google po planifikojnë të shtrijnë dy kabllo të rinj interneti nënujorë për të lidhur Azinë Juglindore me Amerikën e Veriut. Projekti me ndërmarrjet rajonale të telekomunikacionit synon të ofrojë internet më të shpejtë në Singapor dhe Indonezi. Kabllot kërkojnë miratim rregullator nga qeveritë kombëtare të përfshira.

“Të quajtur Echo dhe Bifrost, ato do të jenë dy kabllot e para që do të kalojnë përmes një rruge të re të ndryshme që kalon Detin Java dhe do të rrisin kapacitetin e përgjithshëm nënujor në trans-Paqësor me rreth 70%”, është shprehur Kevin Salvadori, nënkryetar i Facebook i investime në rrjet, për Reuters.

Kabllot do të jenë të parat që lidhin drejtpërdrejt Amerikën e Veriut me pjesët kryesore të Indonezisë. Echo pritet të përfundojë deri në vitin 2023, në partneritet me Google dhe kompaninë indoneziane të telekomunikacionit XL Axiata. Bifrost është planifikuar të përfundojë një vit më vonë.

Megjithëse më shumë se 73% e popullsisë së Indonezisë përdor internetin, shumica e përdorin atë përmes të dhënave celulare. Më pak se 10% përdorin broadband të linjës fikse, ka zbuluar një studim i vitit 2020 nga Shoqata e Ofruesve të Internetit në Indonezi. /tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *