Facebook dhuron veshjen mbrojtëse të pajisjes VR falas pas ankesave të përdoruesve

23:25 28/07/2021

Kompania “Oculus”, një degë e Facebook, e njohur për prodhimin e saj të pajisjeve VR po i adresohet një problemi lidhur me mbushjen e sfungjerit të vendosur në “Quest 2” pasi përdoruesit shfaqën probleme me skuqjen e lëkurës.

Pavarësisht se “Oculus” deklaroi vetëm një përqindje të vogël të përdoruesve me këtë shqetësim, po dhuron një veshje silikoni falas për mbrojtje.

Facebook njoftoi se po ndalon shitjet e “Quest 2” dhe nga 24 Gushti të gjitha pajisjet do të kenë edhe veshjen e silikonit brenda tyre, si dhe dyfishin e hapësirës së brendshme, për të njëjtin çmim.

Porblemi me irritimin e lëkurës është i njohur për përdoruesit e pajisjeve VR dhe Facebook ka ekzekutuar edhe më parë një program zëvendësimi për të prekurit. Por ky lloj ndërgjegjësimi vullnetar ku vetë kompania po kontakton klientët e “Oculus”, është bërë global./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *