Facebook do të ndalojë publikimin e të gjitha përmbajtjeve që mbështesin talebanët

09:53 17/08/2021

Gjigandi i mediave sociale, Facebook ka njoftuar se do të ndalojë publikimin e të gjitha përmbajtjeve që mbështesin talebanët. Kompania ka bërë me dije se ka një ekip të dedikuar ekspertësh afganë për të monitoruar dhe hequr të gjitha përmbajtjet e lidhura me grupin islamik.

Kjo masë është marrë pasi talebanët për vite me radhë kanë përdoruar mesat sociale për të përhapur mesazhet e tyre dhe kanë ndikuar tek shumë qytetarë.

Por duket se pushtimi i shpejtë i Kabulit dhe marrja e pushtetit nga ana tyre ka gjetur të papërgatitur të gjithë, përfshirë dhe kompanitë e mediave sociale.

Një zëdhënës i Facebook ka bërë me dije për BBC se për këtë kompani talebanët janë një organizatë e rrezikshme.

Kjo do të thotë që ne heqim llogaritë e mbajtura nga ose në emër të talebanëve dhe ndalojmë lavdërimin, mbështetjen dhe përfaqësimin e tyre”, deklaroi zëdhënësi i Facebook.

Facebook theksoi se politika zbatohet për të gjitha platformat e saj duke përfshirë rrjetin e saj kryesor të mediave sociale, Instagram dhe WhatsApp. Sidoqoftë, ka raporte se talebanët po përdorin WhatsApp për të komunikuar./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *