Facebook lejon thirrjet për vdekjen e Putinit

11:58 11/03/2022

Kompania Meta: Postimet ekstreme vetëm me kushtin që aty të mos përmenden civilët rusë

Kompania Meta  ka habitur të gjithë. Tashmë përdoruesit e saj do të lejohen të bëjnë thirrje në Facebook për vdekjen e Vladimir Putin dhe dhunën kundrejt trupave të tij ruse.

Njerëzit do të kenë mundësi të bëjnë postime ekstreme nëse bëhet fjalë për luftën në Ukrainë  më kushtin që të mos përmendin civilët rusë. “Si rezultat i pushtimi rus të Ukrainës, ne kemi lejuar përkohësisht forma të shprehjes politike që normalisht do të shkelnin rregullat tona , si p.sh. “vdekje pushtuesve rusë” apo “vdekje e Vladimir Putin””.

“Por nuk  do të lejohen thirrje për dhunën që i drejtohet qytetarëve rusë”, tha një zëdhënës i Meta-s. Shtetet ku mund të aplikohen këto ndryshime janë Armenia, Azerbajxhani, Estonia, Gjeorgjia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Rusia, Sllovakia dhe Ukraina.

Por i menjëhershëm ka qene edhe reagimi i ambasadës ruse në SHBA e cila ka kërkuar nga Uashingtoni zyrtar të ndalë nxitjen e urrejtjes. Kjo lëvizje vjen një javë pasi Rusia bllokoi për qytetarët e tij aksesin në Facebook. Kreu i Kremlinit e bëri si hakmarrje ndaj gjigantit të mediave sociale që vendosi në kufizime në mediat shtetërore Russia Today dhe Sputnik.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com