Facebook “ndëshkon” Presidentin brazilian

15:20 26/10/2021

I heq një video, ku Bolsonaro flet për vaksinat anti-covid

Facebook ka hequr një video, në të cilën Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, ka folur për një lidhje të supozuar midis vaksinave kundër koronavirusit dhe sëmundjes së AIDS-it.

Rrjeti social tha se videoja i ka shkelur politikat e tij për vaksinat.

Politikat tona nuk i lejojnë pretendimet se vaksinat kundër koronavirusit vrasin ose i dëmtojnë seriozisht njerëzit”, tha Facebook në një deklaratë .

Facebook, megjithatë, nuk iu përgjigj pyetjes se përse kanë kaluar tri ditë përpara se përmbajtja të hiqej. Videoja thuhet se është postuar më 21 Tetor, ndërsa është hequr më 24 Tetor.

Në video, Bolsonaro ka thënë se ka raporte që “sugjerojnë se njerëzit që janë plotësisht të vaksinuar kundër koronavirusit zhvillojnë Sindromën e Mungesës së Imunitetit shumë më shpejt sesa pritej”.

Klan News

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *