Facebook së shpejti me Instagram për fëmijë

08:20 25/03/2021

Mediat sociale nuk janë krijuar për fëmijët. Facebook u krijua fillimisht për të rinjtë e kolegjit, Instagram buroi nga dashuria e themeluesit për burbon, dhe YouTube filloi si një faqe takimesh me video.

Por, adoleshentët janë aktivë në mediat sociale dhe shumë fëmijë nën 13 vjeç tashmë kanë jetë shoqërore në internet. Fëmijët gjithashtu përdorin aplikacione dhe bëjnë kërkime në internet që nuk janë të krijuara për mendjen e tyre.

Nisur nga kjo, kompanitë gjithnjë e më shumë po mundohen për përdoruesit më të rinj të internetit, të cilët janë mjaft të rritur për të shkruar fjalë në një smartphone ose kompjuter. Tashmë ekzistojnë YouTube Kids dhe Facebook Messenger Kids. Por, tani Facebook po punon për një version të Instagramit i cili do të jetë posaçërisht për fëmijët që janë nën 13 vjeç.

Nuk ka ende një datë të lansimit të aplikacionit Instagram për fëmijë. Por, në një deklaratë, kompania tha që fëmijët po kërkonin të “jenë” me miqtë e tyre dhe kjo është arsyeja pse po punonte në aplikacione shtesë të mediave sociale më “të përshtatshme për fëmijë, të menaxhuar nga prindërit”.

Instagram kohët e fundit punësoi Pavni Diwanji, një ekzekutiv i Google që mbikëqyr zhvillimin e YouTube Kids./tvklan.al









“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *