Facebook vlen 1 trilion Dollarë

21:41 29/06/2021

Vlera e gjigandit të mediave sociale, Facebook, është rritur ndjeshëm në bursat ndërkombëtare. Sot Facebook vlerësohet se vlen 1 trilion Dollarë, pasi ka arritur që të fitojë një gjyq kundër Komisioni Federal i Tregtisë.

Një gjykatë federale në SHBA hodhi poshtë pretendimet e Komisionit Federal të Tregtisë (FTC) dhe një grupim shtetesh, duke bërë që aksionet e Facebook të rriten me 4.2%.

Facebook akuzohej se me blerjen e kompanive të tjera të rrjeteve sociale, siç janë Whatsapp dhe Instagram, do të mbyste konkurrencën dhe do të krijonte monopole.

Sipas gjykatës akuzat e ngritura kundër gjigandit të mediave sociale ishin të paqarta dhe synonin të cenonin kompaninë. Edhe padia e 46 shteteve kundër Facebook u rrëzua.

Padia e FTC kishte kërkuar që gjigandi i teknologjisë, i cili gjithashtu zotëron Instagram dhe WhatsApp, të shpërbëhet.

Edhe pse ky vendim ka hapur debate të shumta investitorët e shikojnë këtë si një fitore të rëndësishme të Facebook dhe është rritur besimi tek kompania./tvklan.al

“”Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al “”

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *