Fakt interesant/ Nga Grant te Di Mateo e Tuhel, Çelsi në finalen e Champions-it gjithmonë me… trajner zëvendësues



Çelsi siguroi mbrëmjen e sotme finalen e tretë në historinë e Champions Ligë. Të 3-ja herët kanë qenë padyshim nën pronësinë e manjatit rus Abramoviç, i cili mori drejtimin e bluve në vitin 2003, duke e shndëruar skuadrën londineze në një superfuqi europiane.

1817732b39a3214f6b4a6437720fc8dd-57701-95723157c8ebcac4750156d2b21ac04e

Një fakt tjetër interesant që duhet përmendur është se skuadra e Çelsit, në të 3-ja herët që ka shkuar në finalen e Champions-it ka shkuar me trajner zëvendësues dhe jo me atë që e ka drejtuar ekipin në fillim të sezonit.

Në sezonin 2007/2008, shkarkohet Zhoze Murinjo, teksa zëvendësohet nga izraeliti Avraham Grant, i cili e dërgoi skuadrën në finalen e Moskës, ku u mposht nga Mançester Junajtid me penallti.

Katër vjet më vonë, ishte radha e Vijas Boash, i cili u shkarkua, duke i lënë vendin Roberto Di Mateos, italiani arriti të triumfonte në Ligën e Kampionëve, teksa skuadra e tij mposhti Bajernin në finale.

Situatë e ngjashme edhe këtë sezon, ku Tomas Tuhel mori vendin e Frenk Lampard në muajin janar, teksa arriti të ringinte skuadrën, duke e kualifikuar për në finalen e Champions-it, ngelet për t’u parë nëse Tuhel do të ketë fatin e Grantit apo të Di Mateos.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *