FAKTE/ Fitoret më të thella në historinë e “Klasikes”, ja ku filloi rivaliteti i madh midis Realit dhe Barçes






Reali i Madridit pret Barcelonën në “Santiago Bernabeu” në atë që quhet si “Klasikja” e futbollit spanjoll. “Panorama Sport” ju sjell me disa nga faktet më interesante të kësaj sfide.

pjimage (4)

– “Klasikja” e parë absolute është zhvilluar në vitin 1902,teksa “Klasikja” e parë në LaLiga është luajtur në shkurt1929, me Realin që fitonte në Barcelonë 1-2. Reali fitonte edhe ndeshjen e kthimit në Madrid 1-0.

– Termi “El Clásico” fillimisht përdorej për çdo përballje mes klubeve spanjolle, por tani përdoret ekskluzivisht për takimet ndërmjet Realit dhe Barcelonës.

– Reali dhe Barcelona janë përballur 248 herë mes tyrenë histori në takime zyrtarenë të gjitha kompeticionet, me madrilenët që kryesojnëme 100 fitore kundrejt 96 të Barcelonës. 52 takime të tjerajanë mbyllur në barazim.

– Golashënuesi më i mirë në historinë e “Klasikeve” është Lionel Mesi. Argjentinasi numëron 26 gola të shënuarnë këtë përballje. Pas tij vijnë dy lojtarë të Realit, Alfredo di Stefano dhe Kristiano Ronaldo, të dy me nga 18 rrjeta. Mesi kryeson gjithashtuedhe listën e lojtarëve me mëshumë asiste, 14. Ai gjithashtu ka shënuar dy tregolësha, si askush tjetër.

– Nga lojtarët aktivë të Realit të Madridit, Karim Benzema është ai që ka shënuarmë shumë gola, 11. Ai është golashënuesi i nëntë më i mirë në histori në “Klasike”.

– Duke qenë se jemi në Madrid, fitorja më e thellë eRealit në një takim kundër Barcelonës është ajo e qershorit 1943, me Realin që fitonte 11-1. E veçanta ështëse pjesa e parë është mbyllur 8-0. Disa janë të mendimit se rivaliteti i ashpër meskëtyre dy klubeve nisi pikërisht nga kjo përballje.

– Fitorja më e thellë e Barcelonës kundër Realit të Madridit është 7-2 e regjistruar më 24 shtator 1950.

– Reali numëron 5 fitore radhazi në përballjet kundër Barcelonës. Rekordi i madrilenëve është 7 fitore radhazi ndërmjet viteve 1962-1965.

– Në “Klasiket” mes Barçësdhe Realit janë shënuar gjithsej 819 gola, nga të cilët 415 nga Reali dhe 404 nga Barcelona.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.