“Faleminderit shef”, si e përshëndetën lojtarët e Realit trajnerin Zinedin Zidan






Lukas Vaskez ishte i vetmi që e takoi trajnerin Zinedin Zidan në qendrën stërvitore për ta përshëndetur për largimin. Mesfushori ndodhej në “Valdebebas”. Lojtarët e tjerë bënë disa mesazhe nga rrjetet sociale.

ZIZU2

SERXHO RAMOS: ZZ. I madhi dhe i vetmi. Të dëshiroj më të mirën. Meriton gjithçka dhe ke fituar gjithçka. Shijoje jetën, shijoje familjen. Një përqafim të madh mister. Faleminderit Zidan!

RAFAEL VARAN: Që kur erdhi në Madrid përpara 10 vitesh ke qenë më shumë sesa një trajner për mua. Më ndihmove që të rritem si futbollist dhe si njeri. Ia dole që ta çoje këtë gjeneratë të artë në majë disa herë. Nuk mundet të falënderoj mjaftueshëm për të gjitha këshillat që më ke dhënë, brenda dhe jashtë fushës së lojës. Faleminderit sërish shef! Paç fat! Do të shihemi shumë shpejt. Shpresoj!

TIBO KURTUA: Ka qenë një nder i madh për mua që të kem pasur si trajner një legjendë si ty. Faleminderit për gjithçka më mësove, për besimin që ke pasur tek unë dhe për ato që fituam bashkë. Shpresoj të ritakohemi. Dëshiroj më të mirën për ty!

DANI KARVAHAL: Mister, kam vetëm fjalë falënderuese për këtë kohë që ke qenë si trajner. Shumë faleminderit për gjithçka, për dedikimin dhe për faktin që më bëre lojtar më të mirë ditaditës. Sigurisht që do të ritakohemi.

TONI KROS: Ishte kënaqësi e madhe. Faleminderit Zizu!

KASEMIRO: Faleminderit për gjithçka mister. Të detyrohem shumë për këtë që jam sot. Kam vetëm admirim.

BENZEMA: Faleminderit vëlla, për gjithçka që më ke dhënë. Jam krenar dhe i nderuar që kam besuar te ty. Je një njeri fantastik. Shihemi.

MODRIÇ: Mister ishte kënaqësi që të luaja për ju dhe të fitoja me ju. Jeni i madh! Paç fat!

VINICIUS: Faleminderit për gjithçka mister. Paç fat në aventurën e re.

MARSELO: Faleminderit për të gjithë këto vite mister. Dëshiroj më të mirën për të ardhmen.

ASENSIO: Faleminderit për gjithçka më mësove. Paç fat në objektivat e tjerë!

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *