Falet Kurban Bajrami dhe në Kosovë, Tërnava bën thirrje për paqe, solidaritet dhe respektim të masave

Në Xhaminë e madhe në Prishtinë është bërë falja e namazit të Kurban Bajramit. Mesazhin e Kurban Bajramit e mbajti Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava.

Me këtë rast Tërnava tha se tha se Festa e Kurban Bajramit është një ndër festat më të rëndësishmë për myslimanët.

“Të nderuar besimtarë e vëllezër e motra sot bashkarisht po festojmë Festën e Kurban Bajramit. Kjo festë është një ndër festat më të rëndësishme, e cila vjen pas Haxhit dhe therrjes së Kurbanit”.

“Edhe këtë vit për shkak të gjendjes pandemike nuk na është lejuar vizita në vendet e bekuara islamike, e prerja e kurbanit është devotshmëri e besimtarit. Prerja e kurbanit është obligim”, tha Tërnava.

Më tej ai shtoi se begatia e kësaj feste është sofra e Bajramit dhe respekti e dashuria familjare dhe farefisnore.

Ai ka bërë thirre për paqe, solidaritet dhe respektim të masave anti-Covid.

“Begatia e kësaj feste është edhe sofra e Bajramit, t’i shijojmë mirësitë e saj me dashuri dhe respekt pranë farefisit dhe familjeve tona”.

“Vëllezër dhe motra t’i shijojmë begatitë e kësaj feste, të jemi pranë njëri-tjetrit në të mirë dhe të keq. Të kujdesemi për shëndetin publik dhe ta dimë që virusi është akoma në mesin tonë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *